Agent System Login - Hyrja për agjenta të autorizuar

http://www.sabaturs-ks.net/inc/captcha.php

Cakto Destinacionin:

Prej Dates:

 

Deri me daten:

 
Ofertat aktuale nga Saba Turs:

Rreth Nesh

Dashuria për punën është motivi i cili na ka udhëhequr gjatë këtyre 20 viteve të punës. Edhe sot ky motiv nuk është vënitur

Mirë se vini në faqen e historisë të byrosë turistike Saba Turs. Sikur çdo kompani tjetër që punon dhe operon, edhe Saba Turs ka historinë e vet, përmes së cilës ka kaluar kjo kompani gjatë viteve dhe periudhave të ndryshme, si ajo e para dhe pas luftës, të cilat janë periudha të rëndësishme kohore në zhvillimin e kompanisë.

 

Saba Turs aktivitetin e saj e filloi qysh në periudhën e paraluftës, gjegjësisht në vitin 1993, me mjete transportuese të limituara dhe deri diku të amortizuara, duke mbajtur disa linja lokale, me një staf shumë të limituar.

 

Për herë të parë, Saba Turs, në vitin 1995 mbajti linjën e parë jashtë vendit, për në Austri dhe anasjelltas. Ishte kjo një parashenjë për suksesin e madh që do të arrihej në fushën e transportit të udhëtarëve.

 

Pas periudhës së luftës në Kosovë, Saba Turs siguroi autobus të ri dhe më modern, pasi që të vjetrit tanimë ishin djegur apo dëmtuar. Me sigurimin e autobusëve të ri, Saba Turs në vitin 2000 filloi edhe linjat e rregullta nga Kosova për në Itali, Francë, Austri dhe vende tjera të Evropës.

 

Tani Byroja Turistike disponon me një numër të madh autobusësh, dhe mbanë linjat ekzistuese dhe linja të ndryshme plotësuese në tërë Evropën përmes autobusëve, aeroplanit dhe tragetit, me zyre përfaqësuese në Kosovë dhe Itali, dhe me 15 të punësuar.

 

 

Rruga Brigada 123 Suharekë 23000 Kosovë

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Materialet janë pronë e agjensisë Saba Turs  Webmail   Admin